Fuad Ma'sum thekson fitoren e shpejtë kundër ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i31603-fuad_ma'sum_thekson_fitoren_e_shpejtë_kundër_isis
Presidenti i Irakut ka theksuar fitoren e forcave të këtij vendi përballë terroristëve të ISIS.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 18, 2016 04:18 Europe/Tirane
  • Fuad Ma'sum thekson fitoren e shpejtë kundër ISIS

Presidenti i Irakut ka theksuar fitoren e forcave të këtij vendi përballë terroristëve të ISIS.

Agjencia e lajmeve Sumerija njoftoi se Fuad Ma'sum, presidenti i Irakut, deklaroi se mbrojtja e banorëve të Mosulit është misioni kryesor i forcave irakiane dhe çlirimi i qytetit Mosul, qendër e provincës Ninva në veri të Irakut nga pushtimi i terroristëve të ISIS do të ndodhë së shpejti dhe forcat irakiane do të fitojnë në luftën kundër terroristëve të ISIS. Fuad Ma'sum saktësoi se uniteti historik dhe përcaktues i forcave të armatosura të Irakut duke përfshirë forcat ushtarake, policore dhe forcat vullnetare popullore ka mahnitur të gjithë botën. Ndërkohë forcat vullnetare të Irakut kanë deklaruar se terroristët e ISIS janë larguar nga qendra e qytetit Mosul dhe janë duke u tërhequr drejt pjesë lindore të këtij qyteti.