Lajmet më të fundit në Mosul: Çlirohen të tjera fshatra
Dita e dytë e operacioneve për çlirimin e qytetit Mosul, pa kalon me përleshje të ashpra në rajonin Giare mes forcave të ushtrisë dhe ato popullore të Irakut dhe terroristëve. Në këto operacione ushtria irakiane ka arritur të çlirojë disa fshatra të tjera.
Sipas një njoftimi të agjencisë Fars të lajmeve, operacioni për çlirimin e qytetit Mosul, pas shumë e shumë polemikave dhe mosmarrëveshjeve politike, nisi dje me urdhër të Hejdar Ebadi komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Irakut. Zonat jugore dhe kryesisht rajoni Giare, në dy ditët e kaluara kanë përjetuar presionin më të madh të luftës kundër terroristëve të ISIS. Dje forcat e ushtrisë, ato policore, njësitet anti-terrorizëm dhe forcat vullnetare kanë lëshuar raketa dhe predha kundër bastioneve të ISIS dhe sic ka thënë Masud Barzani, forcat peshmerga në zonat lindore kanë rritur të çlirojnë 200 km të qytetit Mosul. Ndërsa gazeta Rudanet shkruan se divizioni 9 i ushtrisë irakiane dje ka mundur të futet në fshatin Abas Raxhab në zonën Nemrud dhe ka rrethuar fshatin Hadher Jas. Bombat dhe minat e vendosura nga ISIS në këto fshatra e ka ngadalësuar avancimin e forcave ushtarake të Irakut. Burimet irakianë njfotojnë se banorët e Fshatit Abas Raxhab janë larguar nga ky fshat mirëpo terroristët e ISIS vazhdojnë të qëndrojnë në fshat ku dhe kanë ndërtuar disa tunele. Ndërkohë forcat vullnetare dhe policia federale e Irakut sot kanë arritur të asgjësojnë 5 autobomba të ISIS që kishin për qëllim të sulmonin forcat irakiane. Përveç kësaj janë çliruar 5 fusha nafte në afërsi të Mosulit. Në një tjetër lajm, forcat vullnetare në fshatin Buxhane kanë vrarë të paktën 21 terroristë. Sot kreu i shtabit të përbashkët të ushtrisë irakiane dhe kreu i këshillit të shtabit të ministrisë së mbrojtjes kanë shkuar në Erbil për të ndjekur nga afër operacionin për çlirimin e Mosulit.