Arabia Saudite ekzekuton një princ saudit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i31708-arabia_saudite_ekzekuton_një_princ_saudit
Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite ka njoftuar për zbatimin e ekzekutimit me vrasje ndaj një princi saudit dhe anëtar i familjes sunduese të këtij vendi.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 19, 2016 08:41 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite ekzekuton një princ saudit

Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite ka njoftuar për zbatimin e ekzekutimit me vrasje ndaj një princi saudit dhe anëtar i familjes sunduese të këtij vendi.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ky princ quhet Turki bin Saud Ale Saud dhe është ekzekutuar me vdekje për shkak të kryerjes së një vrasje. Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite nuk ka deklaruar asnjë arsye tjetër për këtë ngjarje, mirëpo në atmosferën politike e cila mbretëron në Arabinë Saudite, ekzekutimi me vrasje i një princi nga familje Al Saud, konsiderohet një fenomen i rrallë. Sipas gazetës "Sabak", thuhet se ky princ i Arabisë Saudite ka marrë pjesë në një konflikt grupor dhe ka vrarë një qytetar të Arabisë Saudite, prandaj me verdiktin e gjykatës së Riadit, sot është varur në litar, mirëpo ende nuk është e qartë se ky princ saudit a ishte pjesë e atyre princave të pakënaqur me mbretin Selman ose jo!