Torturimi i fëmijëve palestinezë në burgjet e regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i31738-torturimi_i_fëmijëve_palestinezë_në_burgjet_e_regjimit_sionist
Komiteti i të burgosurve palestinezë ka njoftuar se shumica e fëmijëve palestinezë të burgosur në burgjet e regjimit sionist, po keqtrajtohen nga autoritetet sioniste.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 19, 2016 13:21 Europe/Tirane
  • Torturimi i fëmijëve palestinezë në burgjet e regjimit sionist

Komiteti i të burgosurve palestinezë ka njoftuar se shumica e fëmijëve palestinezë të burgosur në burgjet e regjimit sionist, po keqtrajtohen nga autoritetet sioniste.

Agjencia e lajmeve Kods njoftoi se Leuta Aoka, avokate mbrojtëse e komitetit të të burgosurve palestinezë, të mërkurën në një raport të saj, deklaroi se shumica e fëmijëve palestinez në burgjet e regjimit sionist po torturohen në mënyrë të ashpra nga autoritetet e regjimit sionist gjatë kohës së burgosjes dhe gjatë procesit të marrjes në pyetje. Kjo avokate në raportin e saj shpreh shqetësim të thellë për torturimin e fëmijëve palestinezë nga autoritetet e regjimit sionist dhe deklaron se fëmijët e burgosur palestinezë në burgjet Maxhdu dhe Aofar të regjimit sionist janë torturuar në mënyrat më të ashpra. Aoka shtoi se numri i fëmijëve palestinezë të burgosur në burgjet e regjimit sionist gjatë muajit të kaluar është shtuar në masë të madhe në krahasim me muajin e më parshëm. Në këtë raport gjithashtu thuhet se niveli i torturimit të fëmijëve palestinezë në burgjet e regjimit sionist këtë viti është shtuar në masë të madhe në krahasim me vitin e kaluar. Shumica e fëmijëve palestinezë po merren në pyetja pa praninë e anëtarëve të familjes së tyre. Ky komitet në muajin shtator gjithashtu në një raport të tij ka deklaruar se regjimi sionist që nga fillimi i vitit 2016 deri në fund të muajit shtator, janë burgosur nga regjimi sionist të paktën 1000 fëmijë palestinezë të moshës 11-17 vjeçare. Sipas raporteve të organizatave për të drejtat e njeriut, në burgjet e regjimit sionist fëmijët palestinezë merren në pyetje me sytë e mbyllur dhe duar e këmbë të lidhura dhe nuk lejohen as të flenë. Aktualisht mbi shtatë mijë palestinezë në mesin e tyre një numër i madh i grave dhe i fëmijëve mbahen në burgjet e regjimit sionist në kushte shumë të vështira.