Arabia Saudite bombardon rajone të ndryshme në Jemen
Zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah të Jemenit deklaroi se agresorët sauditë kanë shkelur marrëveshjen e armëpushimit dhe kanë sulmuar disa herë zonat e banuara në lindje të Sanës, kryeqytet i Jemenit, duke shkaktuar dëme të shumta por jo viktima.
Muhamed Abdul Salam deklaroi se e ashtuquajtura marrëveshje për armëpushim është vetëm një mashtrim dhe qëllimi i këtij armëpushimi është mbulimi i operacioneve të reja ushtarake kundër popullit të pambrojtur jemenas. Nga ana tjetër, Organizata ndërkombëtare UNICEF, është shprehur e shqetësuar për gjendjen e fëmijëve në Jemen, për shkak të krizës në këtë vend. Muhamed Asadi zëdhënës i UNICEF-it në Jemen, shprehu shqetësimin nga gjendja e krijuar nga lufta për fëmijët në Jemen dhe tha se lufta e imponuar nga Arabia Saudite kundër Jemenit është bërë shkak për vrasjen e mijëra fëmijëve dhe plagosjen e rreth 2 mijë të tjerëve. Ky zëdhënës i UNICEF-it tha se 21 milion jemenas mes tyre 10 milion fëmijë kanë nevojë të theksuar për ndihma humanitare ndërkohë që nga 21 milion shtetas të Jemenit gjysma e tyre e përbërë nga fëmijët janë të privuar nga shërbimet shëndetësore dhe higjienike.