Shpërthime terroriste në Bagdad
Tetor 19, 2016 18:07 Europe/Tirane
Burime të sigurisë së Irakut bënë të ditur se si pasojë e një shpërthimi terrorist në rajonin Kazalie, në veriperëndim të Bagdadit, 2 persona janë vrarë dhe 9 janë plagosur.
Nga ana tjetër mësohet se forcat irakiane gjatë një operacioni në rajonin Al Shuri, në jug të Mosulit, kanë zbuluar dhe konfiskuar 50 raketa si dhe shumë mortaja dhe disa autoblinda që u përkisnin terroristëve të ISIS. Gjatë këtij operacioni janë zbuluar edhe disa tankerë me eksplozivë në brendësi të të cilëve ndodhej gaz klori.
Tags