Vriten 244 fëmijë sirianë në sulmet e koalicionit amerikan anti-ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i31846-vriten_244_fëmijë_sirianë_në_sulmet_e_koalicionit_amerikan_anti_isis
Observatori sirian për të drejtat e njeriut deklaroi se rreth 250 fëmijë sirianë janë vrarë në sulmet e koalicionit amerikan anti-ISIS.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 20, 2016 04:11 Europe/Tirane
  • Vriten 244 fëmijë sirianë në sulmet e koalicionit amerikan anti-ISIS

Observatori sirian për të drejtat e njeriut deklaroi se rreth 250 fëmijë sirianë janë vrarë në sulmet e koalicionit amerikan anti-ISIS.

Në një raport të ditës së mërkurë kjo qendër thotë se në sulmet e koalicionit amerikan anti-ISIS janë vrarë rreth 600 civilë ky pothuajse gjysma e tyre ishin fëmijë. Në raportin e lartpërmendur thuhet se koalicionit amerikan anti-ISIS është futur në Siri prej 23 shtatorit 2014 dhe që nga ajo kohë e deri në fund të vitit 2015 ka vrarë shumë civilë sirianë. Nga sulmet e këtij koalicionit anti-ISIS të drejtuar nga Amerika janë vrarë 649 civilë prej të cilëve 244 janë fëmijë he 132 janë femra. Sipas observatorit sirian për të drejtat e njeriut, koalicioni anti-ISIS i kryesuar nga Amerika ka sulmuar qendrat jetike dhe për pasojë të 28 sulmeve të avionëve luftarakë të këtij koalicioni, janë vrarë me qindra civilë të pafajshëm.