Grevat e punonjësve në Arabinë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i31888-grevat_e_punonjësve_në_arabinë_saudite
Një numër i madh i punonjësve të Arabisë Saudite kanë organizuar grevë në shenjë proteste kundër masave të kursimit ekonomik të qeverisë së këtij vendi. 
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 20, 2016 11:31 Europe/Tirane
  • Grevat e punonjësve në Arabinë Saudite

Një numër i madh i punonjësve të Arabisë Saudite kanë organizuar grevë në shenjë proteste kundër masave të kursimit ekonomik të qeverisë së këtij vendi. 

Gazeta Al Hajat njoftoi se qeveria saudite për të kompensuar mungesën buxhetore të krijuar nga rënia e çmimit të naftës dhe për shkak të financimit të grupeve financiare dhe për shkak të fillimit të luftës kundër Jemenit, ka vendosur sistem të ri për të kontrolluar praninë dhe mungesën e punonjësve të administratës shtetërore dhe ky sistem ka shkaktuar pakënaqësi të madhe tek punonjësit të cilët nuk kanë shkuar në vendin e tyre të punës dhe kanë hyrë në grevë. Sistemi i ri për të kontrolluar praninë dhe mungesën e punonjësve të administratës shtetërore në Arabinë Saudite është i tillë saqë punonjësit kontrollohen pesë herë në ditë për të mbikëqyrë praninë e tyre gjatë orarit të punës. Politikat negative të Arabisë Saudite dhe shpenzimet e mëdha të sunduesve sauditë nga njëra anë, si dhe ulja e pagave mujore të punonjësve të qeverisë dhe rënia e forcës së blerjes së qytetarëve nga ana tjetër, ka shkaktuar një falë të madhe të pakënaqësive në mesin e qytetarëve të Arabisë Saudite.