Armëpushim në Jemen, por sulmet saudite vazhdojnë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i31930-armëpushim_në_jemen_por_sulmet_saudite_vazhdojnë
Megjithë vendosjen e armëpushimit 72 orësh në Jemen, avionët e regjimit Al Saud kanë vazhduar sot bombardimet në rajone të ndryshme të Jemenit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 20, 2016 17:40 Europe/Tirane
  • Armëpushim në Jemen, por sulmet saudite vazhdojnë

Megjithë vendosjen e armëpushimit 72 orësh në Jemen, avionët e regjimit Al Saud kanë vazhduar sot bombardimet në rajone të ndryshme të Jemenit.

Siç njofton televizioni jemenas Al Masira, avionët agresorë sauditë kanë bombarduar sot rajonin Bagem në provincën Sade në veriperëndim të Jemenit, ku të paktën tre civilë kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë janë plagosur. Gjithashtu mercenarët sauditë kanë bombarduar me artileri rajonin Serva në provincën Mareb në qendër të Jemenit, ndërsa sulme ajrore janë kryer disa herë edhe në qytetin Al Hadida në perëndim të Jemenit. Nga ana e tyre forcat e ushtrisë dhe forcat popullore të Jemenit kanë sulmuar disa herë pozicionet e mercenarëve sauditë në provincat Lehaxh dhe Hoxhe në jug dhe në perëndim të Jemenit, duke vrarë dhe plagosur dhjetëra agresorë sauditë.