Liga Arabe thekson në ndërprerjen e problemeve për civilët në Mosul
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i31993-liga_arabe_thekson_në_ndërprerjen_e_problemeve_për_civilët_në_mosul
Përfaqësuesi i Ligës Arabe në takimin e Parisit ka theksuar përpjekjet për ndërprerjen e problemeve të civilëve në Mosul të Irakut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 21, 2016 11:18 Europe/Tirane
  • Liga Arabe thekson në ndërprerjen e problemeve për civilët në Mosul

Përfaqësuesi i Ligës Arabe në takimin e Parisit ka theksuar përpjekjet për ndërprerjen e problemeve të civilëve në Mosul të Irakut.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Husam Zaki, përfaqësues i Ligës Arabe në takimin e Parisit për Mosulin, në një konferencë për shtyp, deklaroi se Liga Arabe fton të gjitha palët që të respektojnë çështjet humanitare, të parandalojnë pasojat negative të këtyre luftimeve për civilët në këtë qytet dhe të mos lejojnë përfshirjen e civilëve në luftime. Zaki deklaroi përkrahjen e plotë ndaj forcave irakiane për të dëbuar terroristët e ISIS nga Mosuli, ndërsa kërkoi fillimin e përpjekjeve për arritjen e marrëveshjeve politike për kthimin e të shpërngulurve në vendin e tyre.