Ndërtohen kampe refugjatësh në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i32017-ndërtohen_kampe_refugjatësh_në_irak
Ministri për emigracion i Irakut ka deklaruar në lidhje me gatishmërinë e organizatave dhe institucioneve për ndërtimin e kampeve për refugjatët të cilët janë viktimë e operacioneve për çlirimin e Mosulit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 21, 2016 17:46 Europe/Tirane
  • Ndërtohen kampe refugjatësh në Irak

Ministri për emigracion i Irakut ka deklaruar në lidhje me gatishmërinë e organizatave dhe institucioneve për ndërtimin e kampeve për refugjatët të cilët janë viktimë e operacioneve për çlirimin e Mosulit.

Derbaz Mohamed, ministri për emigracion i Irakut, të enjten ka thënë se dhjetë mijë tenda janë ngritur në afërsi të Mosulit, për të strehuar refugjatët të cilët kanë ikur nga rajonet ku po zhvillohen operacionet për çlirimin e Mosulit. Nga ana tjetër, Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dhe organizata ndërkombëtare e emigracionit janë shprehur të shqetësuar nga mundësia e përdorimit të armëve kimike nga ana e ISIS në përballje me operacionin e ushtrisë irakiane për çlirimin e qytetit Mosul.