Ushtria siriane paralajmëron Turqinë
Komanda e forcave të armatosura të Sirisë ka paralajmëruar qeverinë turke në lidhje me përsëritjen e shkeljes së hapësirës ajrore të këtij vendi.
Sipas agjencisë siriane të lajmeve Sana, komanda e forcave të armatosura të Sirisë, të premten përmes një deklarate ka bërë të ditur se Turqia ka shkelur hapësirën ajrore të Sirisë në veri të qytetit Alepo, duke sulmuar civilët e këtij rajoni. Komandat e forcave të armatosura të Sirisë ka thënë se në rast të përsëritjes së një veprimi të këtillë, forcat ajrore siriane do të jenë të detyruara të reagojnë kundër ushtrisë turke. Avionët luftarakë të Turqisë kanë bombarduar sot pozicionet e partisë kurde Unioni Demokratik i Sirisë PYD, duke vrarë të paktën 160-200 pjesëtarë të armatosur të kësaj partie. Lajmi u bë i ditur nga shtabi i përgjithshëm i ushtrisë turke i cili theksoi se ky operacion është kryer në rajonin Xharaburus në provincën Alepo, në kuadër të operacionit të quajtur “Mburoja e Eufratit”. Në sulmet e avionëve turq janë shkatërruar 9 ndërtesa të kontrolluara nga PYD, 5 makina ushtarake dhe një depo armatimesh të militantëve kurdë. Turqia sulmon luftëtarët kurdë në veri të Sirisë, në një kohë që kurdët luftojnë kundër terroristëve të ISIS.