Regjimi sionist synon të blejë tre nëndetëse nga Gjermania
Një gazetë sioniste ka njoftuar përpjekjet e regjimit sionist për të blerë tre nëndetëse të sofistikuara nga Gjermania.
Kanali televiziv Press Tv njoftoi se gazeta sioniste Maariv të premten në një raport të saj ka njoftuar se regjimi sionist synon të blejë tre nëndetëse të sofistikuara në vlerë 1.3 miliardë dollarë nga Gjermania. Sipas këtij burimi, nëndetëset e sofistikuara të Gjermanisë gjatë dekadës së ardhshme do t'i bashkohen nëndetëseve "Delfin" në vend të nëndetëseve të vjetra. Ministria e luftës së regjimit sionist akoma nuk është deklaruar në lidhje me këtë raport të gazetës Maariv. Burimet ushtarake të huaja kanë deklaruara se nëndetëset e llojit "Delfin" mund të pajisen edhe me kapsula bërthamore. Regjimi sionist është poseduesi i vetëm i armëve bërthamore në Lindjen e Mesme dhe thuhet se posedon 200 deri 400 kapsula bërthamore. Megjithëkëtë, Tel Avivi akoma nuk pranon të nënshkruajë traktatin NPT dhe të lejojë inspektorët e ANEA të inspektojnë objektet bërthamore të këtij regjimi.