Përshkallëzohen përleshjet në Alepo me përfundimin e armëpushimit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i32257-përshkallëzohen_përleshjet_në_alepo_me_përfundimin_e_armëpushimit
Burimet e sigurisë në Siri njoftuan përshkallëzimin dhe shtimin e sulmeve me predha të terroristëve në qytetin Alepo, menjëherë pas përfundimit të armëpushimit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 23, 2016 08:59 Europe/Tirane
  • Përshkallëzohen përleshjet në Alepo me përfundimin e armëpushimit

Burimet e sigurisë në Siri njoftuan përshkallëzimin dhe shtimin e sulmeve me predha të terroristëve në qytetin Alepo, menjëherë pas përfundimit të armëpushimit.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se grupet terroriste që ndodhen në Alepo, mbrëmjen e së shtunës kanë shkelur armëpushimin dhe kanë lëshuar raketa dhe predha në zona të ndryshme të qytetit. Ndërkohë mësohet se terroristët kanë rrethuar korridoret e sigurta që ishin krijuar për largimin e civilëve dhe në këtë mënyrë pengojnë largimin e  civilëve nga qyteti Alepo. Ndërkohë Rusia ka akuzuar të ashtuquajturit grupe moderatore se kanë sabotuar vazhdimin e armëpushimit dhe po pengojnë zgjidhjen e krizës në Siri.