Përshkallëzohen përleshjet në Alepo me përfundimin e armëpushimit
Tetor 23, 2016 08:59 Europe/Tirane
Burimet e sigurisë në Siri njoftuan përshkallëzimin dhe shtimin e sulmeve me predha të terroristëve në qytetin Alepo, menjëherë pas përfundimit të armëpushimit.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se grupet terroriste që ndodhen në Alepo, mbrëmjen e së shtunës kanë shkelur armëpushimin dhe kanë lëshuar raketa dhe predha në zona të ndryshme të qytetit. Ndërkohë mësohet se terroristët kanë rrethuar korridoret e sigurta që ishin krijuar për largimin e civilëve dhe në këtë mënyrë pengojnë largimin e civilëve nga qyteti Alepo. Ndërkohë Rusia ka akuzuar të ashtuquajturit grupe moderatore se kanë sabotuar vazhdimin e armëpushimit dhe po pengojnë zgjidhjen e krizës në Siri.
Tags