Paraqitja e një rezolute në KS të OKB për Sirinë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i32413-paraqitja_e_një_rezolute_në_ks_të_okb_për_sirinë
Ministri i jashtëm i Egjiptit ka njoftuar se vendi i tij në bashkëpunim me Spanjën dhe Zelandën e Re, është duke bërë përpjekje të paraqes një projektrezolutë në Këshillin e Sigurimit në lidhje me krizën në Siri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 23, 2016 16:23 Europe/Tirane
  • Paraqitja e një rezolute në KS të OKB për Sirinë

Ministri i jashtëm i Egjiptit ka njoftuar se vendi i tij në bashkëpunim me Spanjën dhe Zelandën e Re, është duke bërë përpjekje të paraqes një projektrezolutë në Këshillin e Sigurimit në lidhje me krizën në Siri.

Same Shokri në konferencën e përbashkët me gazetarë në Kajro me Hoze Manuel, ministër i jashtëm i Spanjës, ka thënë se Egjipti, Spanja dhe Zelanda e Re që janë anëtarë jo të përhershëm të KS të OKB, synojnë të paraqesin një projektrezolutë në lidhje me krizën në Siri. Shokri ka thënë se Egjipti, Spanja dhe Zelanda e Re në këtë projektrezolutë do të adresojnë kryesisht çështjet humanitare. Ministri i jashtëm i Egjiptit ka shtuar se qëllimi i kësaj rezolute është dhënia fund e vuajtjeve të popullit sirian, ndalja e luftës, si dhe arritja e një marrëveshje midis palëve siriane për t’i dhënë fund krizës përmes një zgjidhjeje politike nën mbikëqyrjen e OKB.