Deklarata përfundimtare e konferencës së Zgjimit Islamik në Irak
Në Bagdad u organizua konferenca e nëntë e Këshillit të lartë të Asamblesë botërore të zgjimit islamik në prani të sekretarit të përgjithshëm të kësaj asambleje z. Ali Akbar Velajeti dhe të shumë funksionarëve irakianë mes të cilëve kryeministri Hejdar Ebadi.
Kryetari i kuvendit suprem islamik të Irakut Sejed Amar Hakim si dhe të dhjetëra dijetarëve dhe personaliteteve nga 22 vende islame ishin të pranishëm në këtë takim. Kjo konferencë u hap me fjalën e sekretarit të përgjithshëm të Asamblesë Botërore të zgjimit islamik i cili ka thënë se boshti i rezistencës islamike në rajon është mbështetës i fuqishëm i rrjedhës së zgjimit islamik dhe që gjatë viteve të fundit ka korrur suksese të konsiderueshme. Në deklaratën përfundimtare të konferencës për zgjimin islamik, kjo lëvizje është cilësuar burim i kthimit në vlerat dhe aspiratat e vërteta islame dhe është thënë se kjo lëvizje është një prej lëvizjeve më të mëdha të dekadave të fundit e cila me gjithë luhatjet në kohëra të ndryshme vazhdon të përhapet në të gjithë botën. Në deklaratën e konferencës së nëntë gjithashtu thuhet: Kthimi në identitet që do të thotë kthimin në vlerat dhe parimet e islamit të pastër të hazretit Muhamed (s.a.v.s), është e vetmja rrugë për zgjidhjen e problemeve të popujve myslimanë. Në këtë deklaratë gjithashtu është folur për përpjekjet e shumta të sionistëve për të shtypur lëvizjen e zgjimit islamik dhe është thënë se me gjithë këto përpjekje lëvizja në fjalë jo vetëm që nuk është bllokuar, por ajo është ngritur gjithnjë e më lart.