Progresi i ushtrisë siriane në rajone të ndryshme të këtij vendi
Ushtria siriane ka avancuar në disa rajone tjera të Sirisë të cilat ishin të pushtuara nga grupet terroriste.
Sipas agjencisë zyrtare siriane të lajmeve Sana, ushtria dhe forcat popullore siriane në vazhdën e avancimeve të tyre në Alepo (veri të Sirisë), ka çliruar rajonin Tope Bazu, në afërsi të universitetit ushtarak të Alepos. Ushtria siriane po ashtu ka çliruar nga pushtimi i terroristëve fushat veriperëndimore Khan Al Shejkh në Guten perëndimore (Rif Damask). Në këto operacione janë vrarë 50 terroristë. Ushtria siriane me sukses ka vendosur nën kontroll këtë rajon dhe qytetarët të cilët gjendeshin aty kanë mirëpritur ushtrinë e Sirisë. Po ashtu ushtria siriane ka vrarë disa terroristë në qytezën Al Abasie. Siria nga marsi i vitit 2011 është përfshirë nga konflikti, ku grupe të ndryshme terroriste kanë pushtuar rajone të ndryshme të këtij vendi si dhe kanë vrarë dhe plagosur miliona persona.