Një autobombë shpërthen në lindje të Turqisë
Tetor 26, 2016 10:14 Europe/Tirane
Një autobombë ka shpërthyer në lindje të Turqisë dhe ka shkaktuar vrasjen e 2 personave.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se nga shpërthimi i një autobombe në afërsi të një makine të policisë në provincën Bingol, janë vrarë dy pjesëtarë të policisë dhe janë plagosur 19 persona të tjerë. Burimet e sigurisë në Turqi kanë deklaruar se kjo bombë është shpërthyer nga pjesëtarët e grupit PKK të Kurdistanit. Vlen të theksohet se rajonet popullsi kurde në juglindje të Turqisë që nga përfundimi i armëpushimit mes qeverisë dhe grupit PKK në vitin e kaluar janë përfshirë nga përleshjet dhe veprimet e dhunshme.
Tags