Regjimi Al Khalifa vazhdon arrestimin e civilëve bahrejnas
Forcat e regjimit Al Khalifa kanë arrestuar gjatë javës së kaluar 13 qytetarë bahrejnas.
Sipas kanalit televiziv Al Alam, Qendra për të drejtat e njeriut në Bahrejn, të mërkurën ka deklaruar se javën e kaluar forcat e regjimit Al Khalifa kanë arrestuar 13 civilë barhejnas, në mesin e të cilëve janë edhe 3 fëmijë. Qendra për të drejtat e njeriut në Bahrejn ka deklaruar se gjykata e Bahrejnit ka dënuar të arrestuarit me dënime nga 3 deri 30 vite burgim. Sistemi gjyqësor i Bahrejnit ka dënuar me burgim të përjetshëm 2 persona, katër të tjerë me 15 vite burgim dhe 2 të tjerë me 3 vite burgim nën akuzën e prishjes së rendit dhe të sigurisë. Gjykata e Bahrejnit po ashtu ka njoftuar se dënimi për Shejh Isa Kasem, klerik i lartë i shiitëve në Bahrejn, do të shpallet më 7 nëntor. Zyrtarët bahrejnas më 7 gusht të këtij viti kanë arrestuar Shejh Isa Kasem, për shkak se kishte dënuar veprimet e regjimit Al Khalifa kundër myslimanëve shiitë të Bahrejnit. Bahrejni që nga shkurti i vitit 2011 është përfshirë nga protestat masive kundër regjimit Al Khalifa.