Luftime në kufirin libanez
Tetor 26, 2016 16:44 Europe/Tirane
Në luftimet e zhvilluara sot mes grupeve terroriste në lartësitë verilindore të Libanit janë vrarë dhjetëra terroristë.
Siç njofton agjencia e lajmeve IRNA, luftimet janë zhvilluar mes grupeve terroriste ISIS dhe Al Nusra në lartësitë Ersal në kufirin mes Libanit dhe Sirisë. Dy grupet terroriste synojnë të kontrollojnë këtë territor dhe kjo ka shkaktuar përleshje të vazhdueshme mes terroristëve. Gjithashtu, ushtria libaneze dhe lëvizja islamike libaneze Hezbollah sulmojnë vazhdimisht grupet terroriste në kufirin mes Libanit dhe Sirisë duke u shkaktuar humbje të rënda terroristëve.
Tags