Zgjerohet armëpushimi në rajone të ndryshme të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i32854-zgjerohet_armëpushimi_në_rajone_të_ndryshme_të_sirisë
Observatori rus i armëpushimit në Siri ka thënë se në shumë zona dhe rajone të Sirisë është zbatuar marrëveshja e armëpushimit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 27, 2016 06:17 Europe/Tirane
  • Zgjerohet armëpushimi në rajone të ndryshme të Sirisë

Observatori rus i armëpushimit në Siri ka thënë se në shumë zona dhe rajone të Sirisë është zbatuar marrëveshja e armëpushimit.

Sipas kësaj qendre në 851 zona të Sirisë është nënshkruar marrëveshja e armëpushimit dhe vetëm dje ky armëpushim është futur në funksion në provincat Hama dhe Suvejda. Gjithashtu ministria e mbrojtjes e Rusisë njoftoi për nënshkrimin e marrëveshjes së armëpushimit nga ana e grupeve të armatosura terroriste në provincat damask, Hamah, Alepo dhe Ganitra. Deri tani 69 grupe të armatosura në rajone të ndryshme të Sirisë kanë nënshkruar marrëveshjen e armëpushimit dhe janë zotuar për largimin e tyre nga zonat e pushtuara. Observatori rus për monitorimin e armëpushimit në Siri, gjithashtu njoftoi për 44 raste të shkeljes së armëpushimit në rajone të ndryshme të Sirisë. Igor Konashekov zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes së Rusisë ka thënë se vendosja e armëpushimit në Alepo mund të realizohet vetëm në rast se OKB jep garanci për nxjerrjen e të sëmurëve nga qyteti dhe nëse grupet terroriste zotohen për mos shkeljen e armëpushimit.