Deklaratat provokuese të funksionarëve të rajonit të Kurdistanit të Irakut
Njëkohësisht me përpjekjet e qeverisë irakiane për çlirimin e qytetit Mosul qendër e provincës Ninva në Irak, funksionarë të rajonit të Kurdistanit të Irakut kanë vazhduar të lëshojnë deklarata provokuese duke kërkuar krijimin e një komiteti të përbashkët për administrimin e këtij qyteti.
Nicervan Barzani, kreu i zyrës lokale të rajonit të Kurdistanit të Irakut ka pretenduar se Mosuli për nga aspekti politik, gjeografik dhe ekonomik ndikon në rajonin e Kurdistanit dhe për këtë duhet të nisin bisedimet lidhur me fatin e këtij qyteti dhe mënyrën e administrimit të tij pas largimit të ISIS. Kreu i zyrës lokale të rajonit të Kurdistanit ka thënë se grupi terrorist ISIS është krijuar për shkak të shoqërisë irakiane dhe për shkak të politikave të gabuara të disa funksionarëve të Irakut. Edhe pse funksionarët irakianë gjatë viteve të fundit janë përballur me vështirësi të shumta për shkak të pushtimit të territoreve të vendit nga grupi terrorist ISIS, funksionarët e rajonit të Kurdistanit të Irakut, herë pas here bëjnë deklarata provokuese me prirje për ndarjen e këtij e këtij ajoni nga Iraku.