Rusia dërgon 15 ton ndihma humanitare në Siri
(last modified Thu, 27 Oct 2016 11:11:23 GMT )
Tetor 27, 2016 13:11 Europe/Tirane
  • Rusia dërgon 15 ton ndihma humanitare në Siri

Zëdhënësi i observatorit rus për armëpushimin në Siri, njoftoi se Moska ka dërguar 15 ton ndihma humanitare për banorët e prekur nga lufta në Siri.

Daniel Reicakov tha se Rusia që nga marsi i këtij viti ka dërguar 683 ton ndihma humanitare me medikamente për provincat Hamah, Homs, Latakia, Djerul Zur, Alepo dhe Damask në Siri. Ndihmat aktuale përfshijnë ushqime, kryesisht oriz dhe makarona, sheqet dhe karburant me naftë për banorët e rajonit Sheik Masud. Me nisjen e operacionit të ushtrisë siriane kundër terroristëve të ISIS në lindje të Alepos janë shtuar shumë konfliktet dhe përleshjet e armatosura.

Tags