Vriten dy forca të sigurisë së Arabisë Saudite
Tetor 27, 2016 16:16 Europe/Tirane
Mediat saudite njoftuan për vrasjen e dy pjesëtarëve të forcave të sigurisë së Arabisë Saudite në lindje të vendit.
Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite konfirmoi se persona të armatosur e të paidentifikuar kanë hapur zjarr ndaj forcave të sigurisë në rajonin Damam në provincën lindore të Arabisë Saudite duke vrarë dy pjesëtare të forcave të sigurisë. Në deklaratën e Ministrisë së Brendshme të Arabisë Saudite thuhet se personat e armatosur kanë marrë trajnime ushtarake, por nuk dihet asgjë për motivet e këtij sulmi.
Tags