Arabia Saudite i kundërpërgjigjet ashpër Egjiptit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i32977-arabia_saudite_i_kundërpërgjigjet_ashpër_egjiptit
Njëkohësisht me shtimin e tensioneve midis Riadit dhe Kajros, Arabia Saudite ka ndërmarrë një veprim të ri kundër qytetarëve egjiptianë, duke i privuar ata nga e drejta për marrjen e vizave.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 28, 2016 03:56 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite i kundërpërgjigjet ashpër Egjiptit

Njëkohësisht me shtimin e tensioneve midis Riadit dhe Kajros, Arabia Saudite ka ndërmarrë një veprim të ri kundër qytetarëve egjiptianë, duke i privuar ata nga e drejta për marrjen e vizave.

Sipas kanalit televiziv Press TV, ambasada e Arabisë Saudite në Kajro, kryeqytet i Egjiptit, ka dhënë urdhër që të mos u jepen viza qytetarëve egjiptianë të cilët dëshirojnë të udhëtojnë në Arabinë Saudite. Sipas këtij raporti, kompania ndërkombëtare Tesahil, e cila ishte përgjegjëse për lëshimin e vizave, ka njoftuar se ambasada saudite në Kajro nuk do të lëshojë viza për qytetarët egjiptianë. Në fillim të muajit tetor kompania kombëtare e naftës e Arabisë Saudite (ARAMCO), kishte njoftuar për ndërprerjen e dërgimit të 700 mijë ton prodhime naftore në Egjipt. Tensionet midis Riadit dhe Kajros janë shtuar pasi që Egjipti ka përkrahur projektrezolutën e Rusisë në lidhje me Sirinë në KS të OKB. Arabia Saudite ka qenë një nga kundërshtarët kryesor të projektrezolutës ruse.