Kritikohen qëndrimet e përfaqësuesit të OKB në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i33007-kritikohen_qëndrimet_e_përfaqësuesit_të_okb_në_jemen
Kryetari i Këshillit të Lartë Politikë të Jemenit ka kritikuar veprimet dhe qëndrimet e përfaqësuesit special të OKB për çështjet e Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 28, 2016 05:01 Europe/Tirane
  • Kritikohen qëndrimet e përfaqësuesit të OKB në Jemen

Kryetari i Këshillit të Lartë Politikë të Jemenit ka kritikuar veprimet dhe qëndrimet e përfaqësuesit special të OKB për çështjet e Jemenit.

Saleh Ali Samad, kryetari i Këshillit të Lartë Politikë të Jemenit, në një intervistë për kanalin televiziv Al Alam deklaroi: "Ismail Valad Shejkh Ahmed, përfaqësuesi i OKB për çështjen e Jemenit, është vetëm bartës i mesazheve që vijnë nga Arabia Saudite dhe nuk mund të paraqesë një plan ose ide të re. Raport e mediave informative se Ismail Valad Shejkh Ahmed ka paraqitur një plan janë të pavërteta, sepse ai pranon vetëm mendimin e njërës palë dhe anashkalon plotësisht palët e tjera. Ekzistojnë shumë pyetje dhe vërejtje në lidhje me veprimin dhe qëndrimin e Valad Shejkh Ahmed sepse ai luan rol në çdo komplot që bëhet kundër Jemenit, sepse qëndrimet e tij janë vetëm një mbulesë për veprimet dhe politikat e dhunshme të Arabisë Saudite". Ai në fund akuzoi edhe Bashkësinë Ndërkombëtare se po mbulon veprimet e dhunshme dhe krimet e regjimit Al Saud ndaj popullit të Jemenit.