Ministrat e Jashtëm të Iranit, Rusisë dhe Sirisë takohen në Moskë
Ministrat e Jashtëm të Iranit, Rusisë dhe Sirisë gjatë takimit të zhvilluar sot në Moskë përcaktuan bashkëpunimet e ardhshme në luftën kundër terrorizmit.
Ministrat e Jashtëm të Iranit, Rusisë dhe Sirisë, respektivisht, Muhamed Xhevad Zarif, Sergej Lavrov dhe Valid Al Mualem, në përfundim të takimit të Moskës deklaruan se Teherani, Moska dhe Damasku kanë qëndrime të përbashkëta në luftën kundër terrorizmit e në veçanti në përkrahjen e Sirisë në luftën kundër grupeve terroriste. Ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov deklaroi se Irani, Siria dhe Rusia kanë përcaktuar vijat e bashkëpunimit trepalësh në luftën kundër terrorizmit. Muhamed Xhevad Zarif, shef i diplomacisë iraniane, deklaroi se Irani, Rusia dhe Siria kanë qëndrime të përbashkëta për luftën kundër terrorizmit dhe për zgjidhjen politike të krizës në Siri si dhe kërkojnë nga fuqitë e huaja të ndalin ndihmat për grupet takfiriste. Nga ana e tij, ministri i jashtëm sirian deklaroi se Amerika nuk bën asnjë përpjekje për zgjidhjen politike të krizës siriane dhe duke përkrahur grupet terroriste synon zgjatjen e krizës në Siri.