ISIS ekzekuton dhjetëra civilë në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i33220-isis_ekzekuton_dhjetëra_civilë_në_irak
Kryetari i Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Parlamentin e Irakut deklaroi se dhjetëra civilë janë masakruar në Mosul nga terroristët e ISIS.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 29, 2016 16:04 Europe/Tirane
  • ISIS ekzekuton dhjetëra civilë në Irak

Kryetari i Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Parlamentin e Irakut deklaroi se dhjetëra civilë janë masakruar në Mosul nga terroristët e ISIS.

Abdurahim Al Shemri, kanë ekzekutuar të premten mbi 100 civilë irakianë, nën akuzën se nuk u janë bindur urdhrave të tyre. Ai shtoi se mbi 8 mijë familje irakiane në Mosul po mbahen peng nga terroristët për tu përdorur si mburojë humane përballë sulmeve të ushtrisë irakiane dhe kushdo që përpiqet të largohet nga Mosuli, ekzekutohet nga terroristët. ISIS ka ekzekutuar të paktën 232 persona në qytetin irakian të Mosulit e po përdor mijëra të tjerë si mburoja njerëzore kundër forcave irakiane që po i afrohen gjithnjë e më shumë bastionit të tyre të fundit. Vrasja masive e atyre që nuk u ishin bindur urdhrave të grupit u krye të mërkurën, sipas Agjencisë për të Drejtat e Njeriut të OKB-së. Rreziqet e mëdha me të cilat përballen të paktën 1 milionë njerëzit e bllokuar në Mosul, konfirmohen edhe nga vetë banorët.