Atentat kundër zv/kryetarit të partisë opozitare të qeverisë së Turqisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i33259-atentat_kundër_zv_kryetarit_të_partisë_opozitare_të_qeverisë_së_turqisë
Zv/kryetari i Partisë Republikane Popullore të Turqisë e cila është partia më e madhe opozitare në Parlamentin e këtij vendi, ishte objektiv i një sulmi të armatosur në perëndim të Turqisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 30, 2016 03:37 Europe/Tirane
  • Atentat kundër zv/kryetarit të partisë opozitare të qeverisë së Turqisë

Zv/kryetari i Partisë Republikane Popullore të Turqisë e cila është partia më e madhe opozitare në Parlamentin e këtij vendi, ishte objektiv i një sulmi të armatosur në perëndim të Turqisë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Metin Lutfi Bajdar, deputet i qytetit Ajdin nga Partia Republikane Popullore në Parlamentin e Turqisë, deklaroi se Bylent Tezxhan, të shtunën në mbrëmje pas pjesëmarrjes në ceremoninë e përvjetorit të Ditës së Republikës në Turqi, është sulmuar nga një grup i armatosur në qytetin Ajdin. Ai ka thënë se qëllimi i këtij sulmi është krijimi i kaosit dhe futjen e Turqisë në një atmosferë të konflikteve të brendshme dhe ka theksuar se Partia Republikane Popullore nuk do të manipulohet me skenarë të tillë. Sipas këtij burimi, një prej sulmuesve ishte një shtetas turk i cili është arrestuar nga policia.