Thirrje për grevë në Arabinë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i33328-thirrje_për_grevë_në_arabinë_saudite
Aktivistë opozitarë në Arabinë Saudite, kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive në grevat që do të organizohen në shenjë protestimi kundër politikave të regjimit saudit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 30, 2016 13:51 Europe/Tirane
  • Thirrje për grevë në Arabinë Saudite

Aktivistë opozitarë në Arabinë Saudite, kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive në grevat që do të organizohen në shenjë protestimi kundër politikave të regjimit saudit.

Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, për shkak të rritjes së zemërimit të aktivistëve të opozitës saudite, shumë prej tyre përmes rrjetit social Tuiter kanë bërë thirrje për organizimin e grevave, për shkak të shtimit të rasteve të shkelës së të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite. Aktivistët sauditë thonë se regjimi Al Saud ka shtuar shkeljet e të drejtave të njeriut në vend dhe ka bërë thirrje për organizimin e protestave dhe grevave masive kundër këtij regjimi.