Përpjekjet e Arabisë Saudite për të blerë armë nga Ukraina
Arabia Saudite e ka vënë në rend dite zgjerimin e bashkëpunimit me Ukrainën për blerjen e armëve nga ky vend.
Gazeta Al Akhbar në Liban, në numrin e sotëm të saj ka publikuar disa dokumente që dëshmojnë se regjimi Al Saud do të blejë armë nga Ukraina. Sipas këtyre dokumenteve Riadi dhe Kievi do të rrisin bashkëpunimin në shitblerjen e raketave dhe municioneve tjera ushtarake. Sipas këtij raporti, industria ushtarake, raketore dhe e hapësirës e Ukrainës kohët e fundit i ka shitur Arabisë Saudite raketa me rreze të gjata balistike. Kjo gazetë njofton se miratimi në Kongresin amerikan i ligjit “Drejtësi kundër përkrahësve të terrorizmit”, i njohur si “Justice”, u bë shkak që Arabia Saudite në vend të blerjes së armëve nga Amerika, ato t’i blejë nga Ukraina.