Shkatërrohet sistemi shëndetësor nga sulmet e Arabisë Saudite në Jemen
Organizata Mjekët pa kufi më 30 tetor përveçse ka paralajmëruar për situatën në Jemen, i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndikojë në ndaljen e sulmeve saudite të cilat po shkatërrojnë sistemin shëndetësore të Jemenit.
Ndërkaq, përfaqësuesi i OKB për çështjen e Jemenit ka kërkuar heqjen e bllokadës ajrore kundër Jemenit nga ana koalicionit saudit. Ismail Valad Shejkh Ahmed, përfaqësuesi i OKB për çështjen e Jemenit, ka kërkuar hapjen e hapësirës ajrore të Jemenit për avionët e transportit civilë dhe për të larguar të plagosurit nga ky vend për kurim, si dhe theksoi në vazhdimin e armëpushimit. Përfaqësuesi i OKB për Jemenin në vazhdim foli për shkeljen e armëpushimit dhe tha se të gjitha palët e përfshira në konflikt duhet ta dinë se veprimet e dhunshme kurrë nuk janë rrugëzgjidhje e qëndrueshme, prandaj duhet të bëjnë përpjekje që të përkrahjen alternativat politike dhe të bashkëpunojnë për arritjen e një marrëveshje për paqe të qëndrueshme. Ndërkohë mjekët jemenas kanë deklaruar se për shkak të bllokadës tokësore, detare dhe ajrore kundër Jemenit që është vendosur nga Arabia Saudite, populli i Jemenit nuk kanë qasje në medikamente dhe në artikuj ushqimor. Nga ana tjetër, Muhamed Hadi, drejtor i Programit Botëror Ushqimor të OKB për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, të martën ka deklaruar se vazhdimi i krizës së urisë dhe mungesa e ushqimit në Jemen, do ta paralizojë një gjeneratë të tërë të qytetarëve të këtij vendi. Kryetari i Këshillit të Lartë Politikë të Jemenit ka kritikuar veprimet dhe qëndrimet e përfaqësuesit special të OKB për çështjet e Jemenit. Saleh Ali Samad, kryetari i Këshillit të Lartë Politikë të Jemenit, në një intervistë për kanalin televiziv Al Alam deklaroi: "Ismail Valad Shejkh Ahmed, përfaqësuesi i OKB për çështjen e Jemenit, është vetëm bartës i mesazheve që vijnë nga Arabia Saudite dhe nuk mund të paraqesë një plan ose ide të re. Raport e mediave informative se Ismail Valad Shejkh Ahmed ka paraqitur një plan janë të pavërteta, sepse ai pranon vetëm mendimin e njërës palë dhe anashkalon plotësisht palët e tjera. Ekzistojnë shumë pyetje dhe vërejtje në lidhje me veprimin dhe qëndrimin e Valad Shejkh Ahmed sepse ai luan rol në çdo komplot që bëhet kundër Jemenit, sepse qëndrimet e tij janë vetëm një mbulesë për veprimet dhe politikat e dhunshme të Arabisë Saudite".