Michael Aun zgjidhët presidenti i Libanit
Tetor 31, 2016 10:46 Europe/Tirane
Parlamenti i Libanit ka zgjedhur Michael Aun, kryetarin e fraksionit për ndryshim dhe reforma, për president të këtij vendi.
Kanali televiziv Al Mejadin i Libanit njoftoi se Michael Aun është zgjedhur presidenti i 13-të i Libanit pas një bllokade politike rreth dy vite e gjysmë që ishte krijuar në lidhje me këtë çështje. Michael Aun u betua para deputetëve të Parlamentit të këtij vendi. Qytetarët e Libanit pas këtij vendimi kanë dalë në rrugë dhe kanë festuar zgjedhjen e Michael Aun për president të Libanit. Libani në dy vite e gjysmë të kaluar ka qenë pa president.
Tags