Vritet një ushtar egjiptian në veri të Sinait
Si pasojë e një prite të terroristëve në qytetin Beralbed në veri të Sinait, të paktën një ushtar egjiptian ka mbetur i vrarë.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, një burim ushtarak në Egjipt, ka njoftuar se një ushtar egjiptian në qytetin Beralbed në veri të Sinait është vrarë si rezultat i organizimit të një prite nga terroristët. Ky burim ushtarak i Egjiptit ka thënë se ky është rasti i dytë kur terroristët organizojnë prita të tilla kundër forcave ushtarake egjiptiane gjatë këtij muaji. Terroristët në fillim të muajit tetor në pritën e organizuar ndaj ushtarëve egjiptianë, kanë vrarë të paktën 12 ushtarë. Nga sulmet dhe shpërthimet e kryera nga militantë të armatosur ndaj zyrtarëve dhe autoriteteve të sigurisë si dhe qendrave ushtarake dhe policore të Egjiptit në veri të Sinait, janë vrarë dhe plagosur dhjetëra persona. Kjo është në kohën kur ushtria egjiptiane në muajin tetor ka filluar operacione të gjera kundër militantëve në Sinai, me qëllim dëbimin e tyre nga ky rajon.