Sulm raketor i jemenasve kundër mercenarëve sauditë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i33484-sulm_raketor_i_jemenasve_kundër_mercenarëve_sauditë
Ushtria dhe forcat vullnetare të Jemenit kanë sulmuar me raketa pozicionet e mercenarëve sauditë pranë kryeqytetit Sana, duke shkatërruar një depo të armëve që përdorej nga ta.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 31, 2016 15:11 Europe/Tirane
  • Sulm raketor i jemenasve kundër mercenarëve sauditë

Ushtria dhe forcat vullnetare të Jemenit kanë sulmuar me raketa pozicionet e mercenarëve sauditë pranë kryeqytetit Sana, duke shkatërruar një depo të armëve që përdorej nga ta.

Uebfaqja ‘al-Masirah’ njoftoi se nga sulmi me raketa është shkatërruar një depo e armëve në lagjen ‘Fardat Nihm’, në verilindje të Sanas. Një burim ushtarak në Jemen tha se sulmi ndaj depos së armëve ka shkaktuar shpërthime të rënda dhe zjarr masiv. Po ashtu në mbrëmjen e së dielës, forcat jemenase kanë shkatërruar një automjet ushtarak të mercenarëve sauditë në po të njëjtën zonë. Forcat jemenase kanë gjuajtur një raketë në drejtim të një automjeti në lagjen ‘Fardat Nih’, duke lënë të vrarë të gjithë personat që gjendeshin në këtë automjet. Gjithashtu të dielën, forcat jemenase nisën një seri sulmesh me raketa ndaj pozicioneve të mercenarëve sauditë  në provincën qendrore të Jemenit, Mareb.