Ebadi paralajmëron Turqinë
(last modified Wed, 02 Nov 2016 08:18:16 GMT )
Nëntor 02, 2016 09:18 Europe/Tirane
  • Ebadi paralajmëron Turqinë

Kryeministri i Irakut Hejdar Ebadi ka paralajmëruar Turqinë se çdo veprim apo sulm ushtarak kundër Irakut do të rezultojë me shpërbërjen e Turqisë.

Deklarata e kryeministrit Ebadi erdhi pasi Ankaraja ka dislokuar disa trupa në kufi me Irakun. Në një konferencë për shtyp Ebadi tha: Ne shpresojmë që Turqia të mos ndërmarrë veprime të nxituara. Ne nuk kemi frikë prej tyre por prej pasojave të një veprimit të tillë. Ne nuk kërkojmë luftë as me Turqinë dhe as me Evropën, mirëpo në rast se konflikti nis jemi të gatshëm për tu përballur. Çdo agresion apo sulm i Turqisë në Irak do të përfundojë me shpërbërjen dhe ndarjen e Turqisë pasi Turqia nuk ka kapacitet që të luftojë jashtë kufijve të saj. Vlen të theksohet se forcat e ushtrisë irakiane pas 2 javë nga nisja e operacionit për çlirimin e qytetit Mosul janë futur në pjesën juglindore të Mosulit.

Tags