Vazhdon heqja e nënshtetësisë për opozitarët e regjimit në Bahrejn
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i33703-vazhdon_heqja_e_nënshtetësisë_për_opozitarët_e_regjimit_në_bahrejn
Regjimi Al Khalifa vazhdon politikën shtypëse të tij duke hequr nënshtetësinë e opozitarëve politikë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 02, 2016 15:40 Europe/Tirane
  • Vazhdon heqja e nënshtetësisë për opozitarët e regjimit në Bahrejn

Regjimi Al Khalifa vazhdon politikën shtypëse të tij duke hequr nënshtetësinë e opozitarëve politikë.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Qendra e të Drejtave të Njeriut të martën ka raportuar se nga tre deri 24 tetor, janë arrestuar 19 qytetarë bahrejnas dhe 43 qytetarëve të tjerë bahrejnas u është hequr nënshtetësia e këtij vendi nga regjimi Al Khalifa. Qendra e të Drejtave të Njeriut në Bahrejn ka theksuar se në 9 dosjet politike janë dënuar 88 qytetarë bahrejnas me gjithësej 1072 vjet burg. Sipas këtyre dënimeve, 10 persona janë dënuar me burg të përjetshëm dhe me pagimin e gjobës 600 mijë dinar bajrejnas. Vlen të theksohet se gjatë ditëve të fundit regjimi Al Khalifa ka shtuar edhe më tepër politikat e tij shtypëse kundër qytetarëve të këtij vendi duke vazhduar arrestimin e aktivistëve për të drejtat e njeriut dhe vendosjen e kufizimeve të ashpra ndaj aktiviteteve fetare.