Vriten dhjetëra mercenarë jemenas
(last modified Wed, 02 Nov 2016 18:19:22 GMT )
Nëntor 02, 2016 19:19 Europe/Tirane
  • Vriten dhjetëra mercenarë jemenas

Në një operacion të ushtrisë dhe forcave popullore të Jemenit në lindje të këtij vendi, janë vrarë dhjetëra mercenarë jemenas.

Siç njofton kanali Tv Al Mejadin, forcat e ushtrisë dhe forcat popullore jemenase në përgjigje të krimeve të Arabisë Saudite në Jemen, kanë zmbrapsur një sulm të mercenarëve jemenas në veri të provincës Al Xhuf duke vrarë dhjetëra mercenarë përkrahës të presidentit të dorëhequr dhe të arratisur të Jemenit Mansur Hadi. Forcat e ushtrisë dhe forcat popullore jemenase kanë zmbrapsur edhe një tentativë të mercenarëve jemenas për të marrë nën kontroll disa rajone në provincën Taiz në jug të Jemenit dhe në këto përleshje janë vrarë dhe plagosur dhjetëra mercenarë jemenas. Nga ana tjetër, avionët e koalicionit agresor të udhëhequr nga Arabia Saudite kanë bombarduar dy herë rajonet e banuara në provincën Mareb në qendër të Jemenit, por nuk është bërë e ditur për dëme dhe viktima eventuale.

 

Tags