Asad thekson mbi qëndrimin e tij në skenën politike
(last modified Thu, 03 Nov 2016 06:02:08 GMT )
Nëntor 03, 2016 07:02 Europe/Tirane
  • Asad thekson mbi qëndrimin e tij në skenën politike

Presidenti i Sirisë deklaroi se Amerika synon akoma vetëm të ndryshojë sistemin në Siri dhe lufta kundër terrorizmit nuk ka rëndësi për politikën amerikane.

Bashar Asad në një intervistë me disa gazetarë të mediave perëndimore dhe amerikane, deklaroi se mediat perëndimore dhe amerikane po bëjnë përpjekje të paraqesin se kriza e Sirisë është krijuar për shkak të qeverisë së këtij vendi, për arsye se qëndrimet e qeverisë së Sirisë nuk përputhen me politikën dhe standardet e Amerikës dhe motivi kryesor i tyre është rrëzimi i qeverisë së Sirisë. Bashar Asad shtoi se pavarësisht se kanë vrarë me mijëra qytetarë sirianë, Amerika dhe vendet perëndimore kurrë nuk flasin për krimet e luftës që janë kryer nga grupet terroriste, sepse këto grupe terroriste mbështetën nga këto vende. Bashar Asad në vazhdim shtoi se do të qëndrojë në krye të pushtetit në Siri deri në vitin 2021, do të thotë deri në përfundimin e mandatit të tij presidencial dhe ushtria e Sirisë në fund do të çlirojë të gjithë territorin e Sirisë nga pushtimi i terroristëve. Bashar Asad në vazhdim tha se ndryshimi i parë që duhet të bëhet në Siri dhe në rajon është ndryshimi i mentalitetit dhe rajoni duhet të largohet nga ekstremizmi. Presidenti i Sirisë deklaroi se brengosja e perëndimit dhe Amerikës për situatën në Alepo nuk është për shkak se ky qytet ndodhet nën rrethim, por për shkak të avancimeve të ushtrisë së Sirisë dhe për shkak se terroristët në këtë qytet ndodhen në kushte të vështira. Bashar Asad, theksoi se presidenti i Sirisë, Qeveria dhe ushtria e këtij vendi po veprojnë sipas ligjeve ndërkombëtare në mbrojtjen e këtij vendi kundër terroristëve të cilët kanë sulmuar Sirinë në rolin e forcave mercenare. Asad Shtoi se funksionarët perëndimor të cilët kanë dhënë urdhrin për sulm kundër Irakut dhe kanë shkatërruar tërësisht Libinë dhe po mbështetin edhe terroristët në Siri, duhet të gjykohen si "kriminelë lufte". Presidenti i Sirisë deklaroi: "Qytetarët sirianë janë larguar nga ky vend për shkak të sulmeve të egra të terroristëve dhe vrasjes së civilëve dhe për shkak të bllokadës së perëndimit kundër këtij vendi. Roli i terroristëve në shkatërrimin e jetës së qytetarëve sirianë është i barabartë me rolin e perëndimit dhe secila prej këtyre palëve kanë rol të madh në shkatërrimin e Sirisë. Asad ka deklaruar gjithashtu se misioni i qeverisë, ushtrisë dhe i aleatëve të Sirisë është ndryshimi i situatës në favor të fëmijëve të Alepos. Detyra jonë është mbrojtja e popullit dhe zhdukja e terroristëve. Asad ka thënë se, si mund t’i mbrojmë civilët kur ata janë në mesin e terroristëve dhe çdo ditë masakrohen nga terroristët? A mos duhet të qëndrojmë duarkryq dhe vetëm të vështrojmë? A mund ta mbrojmë kështu popullin sirian? Duhet t’i sulmojmë terroristët dhe ky është një obligim kushtetues, përfundoi Bashar Asad.

 

 

 

Tags