Tubimi i popullit bahrejnas në mbështetje të Shejh Isa Kasem
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i33967-tubimi_i_popullit_bahrejnas_në_mbështetje_të_shejh_isa_kasem
Mijëra qytetarë bahrejnas janë tubuar përpara shtëpisë së Shejkh Isa Kasem, liderit të shiitëve të këtij vendi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 04, 2016 14:53 Europe/Tirane
  • Tubimi i popullit bahrejnas në mbështetje të Shejh Isa Kasem

Mijëra qytetarë bahrejnas janë tubuar përpara shtëpisë së Shejkh Isa Kasem, liderit të shiitëve të këtij vendi.

Disa muaj pas vendimit të regjimit Al Khalifa të Bahrejnit për t'i hequr nënshtetësinë Shejkh Isa Kasem, myslimanët shiitë të Bahrejnit të mërkurën kanë mbajtur gjithashtu grevë përpara shtëpisë së Shejkh Isa Kasem në Manama në shenjë proteste kundër këtij vendimi të regjimit Al Khalifa të Baherejnit. Populli i Bahrejnit gjithashtu përpara shtëpisë së Isa Kasem kanë falur edhe namazin në mënyrë kolektive. Bahrejnasit duke hedhur slogane kundër regjimit Al Khalifa, kanë kërkuar anulimin e vendimit për heqjen e nënshtetësisë së Shejkh Isa Kasem dhe ndërprerjen e gjykimit të tij. Bahrejni që nga viti 2011, është përfshirë nga protestat e gjera qytetare kundër regjimit Al Khalifa.