Hejdar Ebadi thekson çlirimin e qytetit Mosul nga prania e ISIS
(last modified Sun, 06 Nov 2016 08:12:33 GMT )
Nëntor 06, 2016 09:12 Europe/Tirane
  • Hejdar Ebadi thekson çlirimin e qytetit Mosul nga prania e ISIS

Forcat irakiane do ta çlirojnë qytetin Mosul nga prania e terroristëve të ISIS.

Kështu është shprehur Hejdar Ebadi kryeministër i Irakut i cili në një fjalim drejtuar banorëve të Mosulit ka thënë: sipas programit të hartuar nuk do të ketë asnjë vonesë në procesin e çlirimit të qytetit Mosul nga prania e terroristëve dhe dëbimi i ISIS nga Mosuli është i padiskutueshëm. Forcat irakiane janë ato që mbrojnë banorët e Mosulit dhe do të vendosin sigurinë për këtë qytet tha kryeministri irakian. Sa i përket vizitës në rajonin Bartale në afërsi të Mosulit kryeministri Hejdar Ebadi tha se disa persona dhe grupe të caktuara synojnë dështimin e operacionit për çlirimin e Mosulit mirëpo forcat irakiane ruajnë unitetin e tyre deri në fitore. Vlen të theksohet se operacioni për çlirimin e Mosulit ka nisur më 17 tetor me urdhër të kryeministrit Hejdar Ebadi dhe me pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra forcave ushtarake, popullore dhe peshmerga të kurdëve. Deri tani në këtë operacion janë korrur suksese të konsiderueshme.

 

Tags