Forcat irakiane vazhdojnë avancimin jug të Mosulit
Forcat irakiane në vazhdim të avancimit të tyre rajonet jugore të Mosulit, kanë arritur 4 km në afërsi të këtij qyteti.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Shaker Xhovdat, komandanti i policisë qendrore të Irakut, të dielën ka deklaruar se forcat irakiane në frontin jugor i cili është fronti më i gjatë i operacioneve për çlirimin e Mosulit, kanë shënuar avancime të rëndësishme dhe qëllimi i ardhshëm në avancimin e këtij fronti është aeroporti ndërkombëtar i Mosulit. Ndërkohë grupi terrorist ISIS gjatë operacioneve për çlirimin e Mosulit dhe për tu përballur me forcat irakiane sidomos në rajonet lindore të Mosulit, është duke vendosur të rinjtë dhe fëmijët të moshës së mitur me rrip me lëndë eksplozive në shtëpi dhe në rrugët e këtij qyteti. ISIS i ka detyruar këta fëmijë që pas hyrjes së ushtarëve irakianë në qytetin Mosul dhe me fillimin e operacioneve për spastrimin e qytetit nga terroristët, të shpërthejnë rripin me lëndë eksplozive. Terroristët e ISIS po bëjnë përpjekje që të distancohen nga forcat qeveritare të Irakut dhe janë tubuar në perëndim të Mosulit. Në këtë pjesë të këtij qyteti është krijuar një situatë më e vështirë për shkak të grumbullimit të një numri të madh të njerëzve dhe mund të krijohen kushte më të vështira për operacionet për çlirimin e këtij qyteti.