Shpërthimi terrorist në Samera të Irakut
Sot në Samera të Irakut, nga një shpërthim terrorist disa civilë janë vrarë dhe janë plagosur.
Agjencia Fars e lajmeve njoftoi se shpërthimi i një autobombe në afërsi të parkingut të mauzoleut të imam Asagarit (as) në qytetin Samera, shkaktoi martirizimin dhe plagosjen e disa pelegrinëve shumë prej të cilëve pelegrinë iranianë. Numërohen 10 pelegrinë iranianë që janë martirizuar në këtë sulm terrorist dhe 30 të tjerë janë plagosur. Policia e Irakut në qytetin Samera ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe ka ndaluar qarkullimin në vendin e ngjarjes. Ndërkohë nga një shpërthim në hyrje të zyrës së motit në provincën Selahudin në jug të qytetit Tikrit të Irakut 7 civilë janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur. Grupi terrorist ISIS për të penguar avancimin e forcave irakiane në operacionin për çlirimin e qytetit Mosul, ka ndërmarrë një varg sulmesh terroriste në të gjithë Irakun.