Ebadi: Progresi i forcave irakiane, i admirueshëm
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i34231-ebadi_progresi_i_forcave_irakiane_i_admirueshëm
Kryeministri irakian e cilësoi të adirueshëm dhe tej parashikimeve avancimin e forcave irakiane në Mosul.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 06, 2016 15:34 Europe/Tirane
  • Ebadi: Progresi i forcave irakiane, i admirueshëm

Kryeministri irakian e cilësoi të adirueshëm dhe tej parashikimeve avancimin e forcave irakiane në Mosul.

Haidar Ebadi deklaroi se fushata e forcave irakiane për clirimin e Mosulit ka qenë tepër e suksesshme dhe shtoi se ky qytet do të clirohet shumë shpejt. Ai shtoi se në disa raste operacioni i forcave irakiane është ngadalësuar për shkak të autobombave dhe pengesave të tjera të krijuara nga terroristët e ISIS. Ndërkohë, mësohet se forcat e ushtrisë irakiane kanë mbërritur në perëndim të lumit Dexhla në veri të qytetit Mosul 4 km larg aeroportit të këtij qyteti. Në frontin jugor, forcat irakiane kanë dëbuar terroristët e ISIS nga qyteti Hamam Al Alil dhe kanë vendosur rendin dhe sigurinë në këtë qytet. Pothuajse të gjithë qytetet dhe fshatrat përreth Mosulit janë cliruar nga zgjedha e terroristëve dhe tashmë forcat e ushtrisë dhe forcat popullore të Irakut po presin urdhërin për t’u futur në brendësi të Mosulit.