Regjimi Al Khalifa vazhdon shtypjen e klerikëve bahrejnas
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i34240-regjimi_al_khalifa_vazhdon_shtypjen_e_klerikëve_bahrejnas
Shtypjet dhe padrejtësitë e regjimit A Khalifa kundër dijetarëve fetarë të Bahrejnit vazhdojnë akoma.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 06, 2016 19:26 Europe/Tirane
  • Regjimi Al Khalifa vazhdon shtypjen e klerikëve bahrejnas

Shtypjet dhe padrejtësitë e regjimit A Khalifa kundër dijetarëve fetarë të Bahrejnit vazhdojnë akoma.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, Komiteti për çështje të të burgosurve në rajonin Al Nakim, në perëndim të Manamasë, kryeqytet i Bahrejnit, përmes një raporti ka bërë të ditur se Shejkh Monir Al Ma'tuk, dijetar fetar bahrejnas i burgosur në burgun Xho, për shkak të kushteve të këqija dhe pakujdesisë që po tregohet ndaj tij, po vuan nga probleme serioze shëndetësore. Nga ana tjetër, forcat e regjimit Al Khalifa kanë arrestuar gjatë javës së kaluar 13 qytetarë bahrejnas. Qendra për të drejtat e njeriut në Bahrejn, ka deklaruar se javën e kaluar forcat e regjimit Al Khalifa kanë arrestuar 13 civilë barhejnas, në mesin e të cilëve janë edhe 3 fëmijë.  Qendra për të drejtat e njeriut në Bahrejn ka deklaruar se gjykata e Bahrejnit ka dënuar të arrestuarit me dënime nga 3 deri 30 vite burgim. Bahrejni që nga shkurti i vitit 2011 është përfshirë nga protestat masive kundër regjimit Al Khalifa.