Operacionet e Partisë Demokratike të Kurdëve të Sirisë në Raka
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i34246-operacionet_e_partisë_demokratike_të_kurdëve_të_sirisë_në_raka
Forcat e Partisë Demokratike të Kurdëve të Sirisë kanë filluar operacionet për spastrimin e provincës Raka nga pushtimi i terroristëve.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 06, 2016 19:26 Europe/Tirane
  • Operacionet e Partisë Demokratike të Kurdëve të Sirisë në Raka

Forcat e Partisë Demokratike të Kurdëve të Sirisë kanë filluar operacionet për spastrimin e provincës Raka nga pushtimi i terroristëve.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, forcat e Partisë Demokratike të Kurdëve të Sirisë , kanë filluar operacionet për rikthimin e kontrollit në qytetin Ejn Al Isa në provincën Raka në Siri dhe kanë shprehur shpresën se Turqia nuk do të ndërhyjë në punët e brendshme të Sirisë. Forcat kurde të Sirisë përmes publikimit të një deklarate, kanë thënë se populli sirian duhet të jetë i sigurt se operacionet e këtyre forcave do të kryhen me sukses dhe do të çlirohen të gjitha rajonet e pushtuara nga terroristët e ISIS. Forcat e Partisë Demokratike të Kurdëve të Sirisë kanë theksuar se me ndihmën e bijve arabë, turkmenë dhe pjesëtarëve të forcave demokratike dhe me pjesëmarrjen aktive të njësive për mbrojtjen e popullit, si dhe në koordinim me koalicionin amerikan, do të arrijnë të çlirojnë provincën Raka.