Terroristët sulmojnë Damaskun
(last modified Sun, 06 Nov 2016 18:27:03 GMT )
Nëntor 06, 2016 19:27 Europe/Tirane
  • Terroristët sulmojnë Damaskun

Nga sulmi i terroristëve në Damask, kryeqytet i Sirisë, kanë humbur jetën dhe janë plagosur dhjetëra persona.

Sipas kanalit televiziv Press TV, si pasojë e sulmeve raketore të terroristëve në spitalin ushtarak "Tashrin" në verilindje të Damaskut, një person ka mbetur i vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur. Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, ka njoftuar se gjatë javës së fundit, në sulmet e terroristëve në rajonet e kontrolluara nga forcat e ushtrisë siriane në qytetin Alepo, 74 civilë janë vrarë, mes të cilëve 25 janë fëmijë. Po ashtu avionët e ushtrisë siriane kanë sulmuar pozicionet e terroristëve në rajone të ndryshme të Alepos, duke vrarë dhjetëra terroristë. Avionët luftarakë të ushtrisë siriane gjithashtu kanë sulmuar pozicionet e terroristëve në provincën Hama, në perëndim të Sirisë, duke lënë të vrarë një numër të madh të terroristëve. Në sulmet e ushtrisë siriane kundër terroristëve në rajonin Dara Beled, në qytetin Dara, janë vrarë dhjetëra terroristë. Sipas të dërguarit special të OKB për Sirinë, Stefan De Mistura, gjatë pesë viteve të luftës në Siri janë vrarë më shumë se 400 mijë persona.

 

Tags