Ansarullah kërcënon me shtimin e sulmeve kundër Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i34267-ansarullah_kërcënon_me_shtimin_e_sulmeve_kundër_arabisë_saudite
Lëvizja Ansarullah e Jemenit ka kërcënuar Arabinë Saudite me shtimin e sulmeve të saj.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 07, 2016 07:32 Europe/Tirane
  • Ansarullah kërcënon me shtimin e sulmeve kundër Arabisë Saudite

Lëvizja Ansarullah e Jemenit ka kërcënuar Arabinë Saudite me shtimin e sulmeve të saj.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Sharaf Ghaleb Loghman, zëdhënësi i forcave të rezistencës popullore dhe të ushtrisë së Jemenit, deklaroi se në rast të vazhdimit të sulmeve të regjimit Al Saud kundër Jemenit, do të shtohen sulmet raketore të forcave jemenase kundër Arabisë Saudite. Ai gjithashtu ka hedhur poshtë pretendimet e disa vendeve për mbështetjen e Iranit ndaj lëvizjes Ansarullah dhe deklaroi se pretendimet se Irani po dërgon armë ose pajisje ushtarake për lëvizjen Ansarullah janë plotësisht të pavërteta. Në këtë kuadër, forcat jemenase në përgjigje ndaj sulmeve të regjimit Al Saud, kanë hedhur disa raketa drejt Arabisë Saudite.