Prioritetet e presidentit të ri të Libanit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i34279-prioritetet_e_presidentit_të_ri_të_libanit
Presidenti i ri i Libanit Mishel Oun në një fjalim të tij në Bejrut, ka prezantuar prioritetet e presidencës për 6 vitet e ardhshme.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 07, 2016 05:01 Europe/Tirane
  • Prioritetet e presidentit të ri të Libanit

Presidenti i ri i Libanit Mishel Oun në një fjalim të tij në Bejrut, ka prezantuar prioritetet e presidencës për 6 vitet e ardhshme.

Prioritetet e presidentit të ri të Libanit janë publikuar vetëm një javë nga zgjedhja e tij në postin e presidentit. Ruajtja e unitetit është prioriteti i parë i presidentit Oun i cili theksoi se politika libaneze duhet të respektojë kushtetutën e vendit. Lufta kundër korrupsioni ishte një tjetër pikë e cituar nga presidenti Msihel Oun, i icli shkeljen e kushtetutës gjithashtu e ka quajtur një lloj korrupsioni i cili lejon shkeljen e ligjit. Presidenti i Libanit kërkoi ruajtjen e sovranitetit dhe pavarësisë kombëtare në fushën e politikës së jashtme dhe tha se prania e subjekteve të fuqishme si Hezbullahu, e bën Libanin akoma më të rëndësishëm në rajon. Presidenti Mishel Oun tha se interesimi i Libanit për të krijuar marrëdhënie miqësore me vendet arabe nuk do të thotë varësi e Libanit tek këto vende.